TIRANË- Ambasadorja e delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa u shpreh se Shqipëria ka njohur arritje në disa fusha, të cilat e përafrojnë vendin gjithnjë e më tepër me familjen europiane.

Ajo veçoi reformën në drejtësi, e cila sipas ambasadores, ka ndryshuar panoramën e institucioneve gjyqësore.

“Nuk ka vend më të mirë se për të diskutuar zgjerimin sesa mes deputetëve. Pra, për Shqipërinë, ky projekt ka hyrë tashmë në një fazë të re duke hapur të gjashtë grupkapitujt, dhe po ashtu mbyllja provizore e tre grup kapitujve.

Pra, shumë arritje shumë të mirë dhe shumë të mira, që tregojnë se ka ecuri konkrete në procesin e integrimit. Tregon gjithashtu edhe që e ardhmja evropiane e Shqipërisë po bëhet gjithnjë edhe më e prekshme”, tha ajo.

Po ashtu, ambasadorja e BE tha se ka pasur rezultate konkrete edhe në reformat ekonomike që ka ndërmarrë qeveria shqiptare. Ajo apeloi që fokusi te vihet te arritjet konkrete dhe te shërbimi i përmirësuar ndaj qytetarëve.

“Bashkimi Evropian ka njohur ecurinë në fushat e ndryshme, të cilat janë thelbësore për të ardhmen e Shqipërinë si shtet anëtar. Reforma në drejtësia ka shndërruar panoramën institucionale të gjyqësorit. Arritje në sundimin e ligjit, procesi i vettingut, krijimi dhe fuqizimi i institucioneve të pavarura gjyqësore. Shqipëria ka ecur me kuadrin e vetë ligjor për të drejtat e njeriut, mbrojtjen ndaj dhunës me bazë gjinore, mosdiskriminimin, mbrojtjen e të dhënave. Reformat ekonomike dhe strukturore po ecin përpara”, tha ajo, ndërsa ishte e pranishme në Konferencën Ndërparlamentare mes përfaqësues të institucioneve shqiptare, Parlamentit Europian dhe parlamenteve të vendeve europiane

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *