Nuk i dihet ende nëse ka marrë flakë, apo i kanë vënë flaëkën makinës së kryetarit të Bashkisë në Lezhë, Fran Frroku.

Por Policia ka konfirmuar se makina Mercedes Fuoristratdë ML, në përdorim të kryetarit të Bashkisë ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht

Makina- njofton Policia ka qenë e parkuar në parkingun e nëndheshëm të një pallati banimi në zonën ‘Beslidhja’ të Lezhës kur ështe djegur.

Bashkë me makinën e kryetarit të Bashksië është djegur edhe një makinë tjetër që ndodhej pranë.

Policia po punon për sqarimin e situatës dhe të shkaqeve të zjarrit.

Veritas.com.al