Qeveria e re populiste e Italisë është betuar  sot, pasi presidenti Sergio Mattarella, ra dakord që të rishikojë ministrat e propozuar, pas grindjeve të hidhura mbi qëndrimin e liderëve të ardhshëm mbi euron.

Giuseppe Conte u betua si kryeministër ditën e Premte pasi hendeku me marrëveshjen mbi koalicionin përfundoi disa muaj bllokimi politik.

Conte, një akademik dhe politikan i panjohur, do të drejtojë qeverinë e ministrave të propozuar nga dy partitë anti- establishment: Pesë Yjet dhe League.

Koalicioni i parë populist në një prej anëtarëve themelues të BE ka rritur shqetësimin në disa zyra të Bashkimit Europian.

Kryeministri 53 vjeçar u betua në krah të kabinetit të tij, i cili do ta shikojë liderin e M5S,

Luigi Di Maio, dhe shefin  e League, Matteo Salvini, në poste kyç ministror.

Jean-Claude Juncker, president i Komisionit Eujropian, uroi  zotin Conte të Premten, duke thënë se blloku do të jetë i vëmendshëm ndaj planit të reformave të tij.

Veritas.com.al/