Partia Socialiste për herë të parë ia doli të thyejë bastionin demokratëve në Shkodër. Kandidati i mazhorancës, Benet Beci mposhti me rezultat bindës kandidatit e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Bardh Spahia, që ishte po ashtu kryetari në detyrë.
Sa i përket procesit të numërimit të votave për Këshill Bashkiak, në këtë bashki janë duke u numëruar edhe kutitë e fundit, pasi janë numëruar 214 qendra votimi nga 247 që janë në total, sipas të dhënave të fundit të KQZ-së.
Deri më tani PS kryeson me 18 mandate, e pas saj vjen koalicioni “Bashkë Fitojmë” me 13 mandate dhe Partia Socialdemokrate e Tom Doshit me 12 mandate.