TIRANË– Kryeministri i vendit Edi Rama duke komentuar mbi drejtësinë e re, u shpreh se edhe në SPAK ndodhin gjëra te papranueshme dhe këtu solli nxjerrjen e dosjes hetimore në media.

Ai theksoi se Partia Socialiste do vijojë të mbështesë drejtësinë e pavarur dhe me standarde, që mbrojnë liritë dhe të drejtat e individit.

“Në atë institucion kanë ndodhur edhe gjëra të papranueshme. Ndodh bashkëpunimi me mediat dhe nxjerrja e sekretit hetimor, për të intimi duar dhe linçuar njerëz paraprakisht dhe këto janë gjëra që duhet. Një gjë është e siguruar, që sistemi i drejtësisë do ta kenë mbështetjen, solidaritetin tim, kur sulmohen në mënyrë agresive personalisht dhe do kenë edhe gjithë mbështetjen e qeverisë dhe së bashko do të luftojmë për të përmirësuar standardet”, tha ai

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *