Gjatë tërmetit të fuqishëm që përfshiu sot, herët në mëngjes, Italinë Qendrore kanë mbetur të plagosur edhe pesë shqiptarë. Të plagosurit ndodhen në Amatrice, një qytet malor që u përfshi nga goditja e tërmetit.
Këtë kanë bërë të ditur mediat italiane gjatë orëve të para të ditës së sotme.
Autoritetet shtetërore përcaktojnë se mes tyre gjendet një grua.
Identiteti i viktimave nuk është bërë ende publike nga autoritet përkatëse.
(Veritas.com.al- Reuters)
(Updated)
Lajmi se mes viktimave të shumta në qytetin e rrënuar Amatrices në Itali, ndodhet edhe një shqiptar, u dha pasdite. Emri i tij është bërë i njohur, Erjon Toro, babai i dy fëmijëve të mitur.
Vajza e tij e madhe dhe e shoqja janë plagosur gjithashtu, por janë jashtë rrezikut për jetën.
Erjoni banonte në Amatriçe, një nga zonat që u prek më shumë nga lëkundjet sizmike dhe ku dëmet janë më të mëdha. Prej 15 vitesh Erjon Toro jetonte në emigracion, në Itali.