Nga Veritas.com.al/

Nuk ka si shpjegohet ndryshe veprimtaria e administratës e ditës së sotme, veç një ditë pas humbjes së kryeministrit të Italisë, leftist, Matteo Renzi. Po mblidhen të gjithë dokumentet në administratë, po shikohen edhe një herë cilat janë pronat e cilit, po “kopsiten shkresat”, siç thuhet në gjuhen e përditshme.

Pika më e nxehtë janë pronat. Katër vjetet (rreth) e administratës së Rilindjes, me sa duket nuk kanë mjaftuar për të “rregulluar” të gjitha punët me pronat; jo vetëm pronat shtetërore, por kryesisht ato të familjeve shqiptare, ku qeveria prej kohësh ka lënë të nënkuptohet se do të fuste duart për “interesa kombëtare”.

Në një letër që një punonjëse e Agjencisë së Trajtimit të Pronave i shkruan zotit Sali Berisha, deputet, ish- kryeministër, e njofton mbi nxitimin e administratës së Pronave që të mbyllë dokumentacionin e “pronave” veçanërisht për klientët e qevrisë,siç thotë ajo.

Shiko çfarë shkruan:

“Jam një punonjëse e Agjencisë së Trajtimit të Pronave. Po ju drejtohem juve sepse dua te denoncoj nje skandal qe po behet me dosjet e pronave.

Me urdhër te Drejtoreshës së Përgjithshme,  Sonila Qato, na është kërkuar te gjithë punonjësve te punojmë me orë të zgjatura deri ne 9 të darkës për të nxjerrë rreth 100 vendime për kthimin e pronave te miqve te qeveritarëve dhe të drejtoreshës.

Te gjitha këto dosje kane problematika shume të mëdha dhe ne po na behet presion qe te firmosim duke na kërcënuar me vendin e punës.

Duhet ta dini se kjo agjenci ka 3 vjet qe nuk ka nxjerre asnjë vendim. Dhe tani papritur na është lënë afat vetëm 5 dite për t’i përfunduar këto dosje, te cilat po t’i firmosim do na çojne te gjithëve ne burg sepse këto dosje kane mungesa dokumentacioni dhe probleme ligjore te jashtëzakonshme.

Ju them me bindje se me pronat e shqiptareve këtë jave po behet një manipulim i tmerrshëm”- përfundon letra e punonjëses së administratës së pronave.

Sado që të mendosh një administratë të dëmshme dhe kundër interesave shtetërore, nuk mund të mendosh se arrin puna deri në pikën që kjo që po ndodh të bëhet në mënyrë “të zakonshme”.

Arsyetimi të çon vetëm në nxitimin e administratës qeverisëse pas dështimit të të majtës në Itali dhe përgjithësisht dështimit të establishmentit në Europë. Me këtë Rilindja lidh edhe fatin e  vet.

/Veritas.com.al/