Nga: Fox News/

Kina e rriti numrin e të vdekurve nga koronavirusi në Wuhan me 50 për qind ditëne  Premte duke vazhduar disa javë thënie dhe kundër-thënie se zyrtarët kanë fshehur të dhënat me qëllim që ta mbajnë situatën e atjeshme që të duket më e mirë se sa aktualisht është.

Qyteti ku shpërtheu koronavirusi besohet dhe ku është pikënisja, tani raporton 3,869 të vdekur, duke shtuar edhe 1,290 që sapo u shpallën. Numri total i rasteve në qytetin me 11 milionë banorë, është rritur gjithashtu nga 325 në 50,333, duke llogaritur kështu se është dy të tretat e totalit në Kinë prej 82,367 raste të shpallura.

Media shtetërore e Kinës pohoi të Premten se arsyeja për kërcimin e papritur të shifrave është realizuar gjatë pikut të shpërthimit dhe për shkak të kësaj ‘ndodhen raportime të vonuara, të munguara dhe me gabime’.

VERITAS.COM.AL/