(FOTO: Reporteri i BE, Knut Fleckentstein)/

Herën e parë, sipas Knut Fleckentstein, takimi i radhës i komitetit ndërplanetar me Shqipërinë  u shty për një periudhë të re. Tani ëhstë shtyrë për në shtator. Arsyeja është se duhet të merret vesh nëse në Shqipëri është zbatuar sensi demokratik i zgjedhjeve të ndershme, pa dhunë, pa blerje votash, pa kandidatë kriminelë, pa parlament të inkriminuar, pa qeveri të korruptuar.

Kërkesat e Europës bashkohen me kërkesat që ka opozita në protestën popullore që po udhëheq.

Për të komunikuar këtë vendim, nesër, e hënë, mbërrin në Tiranë raportuesi Knut Fleckenstein

Takimet e Fleckenstein me politikanët shqiptarë përkojnë me fillimin e grevës së PD-së në sheshin para Kryeministrisë, nisjen e Reformës në Drejtësi, si dhe përgatitjet për zgjedhjet parlamentare të 18 Qershorit- sipas mediave europiane.

Krahas politikanëve, Fleckenstein do të takojë Avokatin e Popullit, studentë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Sipas Fleckenstein, takimi i radhës, i shtyrë, i Komitetit ndërparlamentar me Shqipërinë do të jetë në shtator, pasi ai nuk mund të mbahet përpara zgjedhjeve parlamentare.

Veritas.com.al/