Kryeministri Edi Rama njofton se sot në orën 15:30 do japë një mesazh për vendimin për çeljen e negociatave.
Rama shton se do të japë një mesazh dhe për biznesin e vogël, familjet në nevojë ata përfituesit e pagës së papunësisë, në këto ditë të vështira të koronavirusit.
Statusi i Ramës
🟢 SOT NË 15.30 KAM NJË MESAZH PËR JU MBI VENDIMIN PËR ÇELJEN E NEGOCIATAVE PËR ANËTARËSIMIN E SHQIPËRISË NË BASHKIMIN EUROPIAN 🇪🇺 dhe NDIHMËN KONKRETE FINANCIARE QË DO TË LËVROJMË PËR BIZNESIN E VOGËL 👐🏿FAMILJET NË NDIHMË EKONOMIKE 👐🏿 PËRFITUESIT E PAGESËS SË PAPUNËSISË 👐🏿
O do t’ia dalim, o do t’ia dalim, Zoti i Shqiptarëve është i Madh 🇦🇱