Nga BELIND KËLLIÇI / Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike/

Të dashur miq,

Kisha vendosur të hesht pas situatës tejet të vështirë që po kalon PD, familja jonë e madhe politike. Pas një humbjeje dërrmuese dhe një rezultati të cilin asnjë demokrat dhe opozitar nuk e meritonte dhe përfytyronte, mendoj se gjendemi në momentin ku askush nuk është i tepërt.

Konflikti ynë në këtë moment i shërben vetëm Edi Ramës dhe atyre që sot mbrojnë qorrazi këtë situate ku ndodhet PD dhe nuk duan asnjë zgjidhje e cila forcon PD, pasi si shërbëtorë të pushtetit të radhës dhe për interesat e tyre klienteliste, duan ta shohin PD të shpartalluar kokë e këmbë. Këta shërbëtorë të Edi Ramës, kryesohen nga ata të cilët tentojnë ta përcajnë dhe më shumë PD, Neim Çili dhe marionetat e tij.

Megjithatë është e pamundur te ruash këtë qetësi qe i shërben unitetit, pas shpifjeve, trillimeve dhe baltosjes se një prej deputeteve te zgjedhur te PD, uzinjolos i cili pasi humbi ne çdo kuti votimi ne fshatin e tij te lindjes, guxoi dje te baltose FRPD dhe punën e saj ne 1 vit e gjysme.

Përpos baltës qe bën pis vetëm ata te cilët tentojnë te zhvendosin debatin e rezultatit tjetërkund dhe nuk shohin nga vetja, unë dua te falënderoj çdo anëtar te FRPD, te cilët nuk reshten një minute se trokituri dere me dere, ne çdo qytet e lagje te vendit, për te kërkuar çdo vote te qytetareve dhe për te shpërndare programin e PD, qe kane sakrifikuar çdo dite, te heshtur ne ‘çadrën e lirisë’ edhe pse një pjese te mire te tyre, nuk ju dha mundësia për te folur dhe thënë mendimet e tyre asnjëherë, për shkak te atyre qe menaxhonin çadrën nga restoranti i hotel Rognerit.

Ne jemi organizata rinore politike me e mire ne vend, sepse ne thelb kemi dinjitetin, idealin dhe vlerat morale te patjetërsueshme te cilat i mishëron me se miri partia jone politike. FRPD është krenaria e PD ne organizim dhe mënyrën e funksionimit te saj. Jo vetëm unë, por te gjithë kryetaret e degëve te FRPD ne gjithë Shqipërinë, janë zgjedhur me parimin ‘një anëtare një vote’ ne një gare reale dhe te vërtete. FRPD ka zhvilluar me dhjetëra protesta, ka qene prezentë ne çdo aksion opozitar, ku nuk kane munguar as arrestimet e anëtareve te saj dhe dënimi i tyre politik nga gjyqtaret dhe shërbëtoret e Edi Rames.

Aksioni opozitar i FRPD mishërohet me se miri dhe nga protesta me domethënëse e zhvilluar ndonjëherë ne Shqipëri, ajo e 8 dhjetorit. Kjo proteste e zhvilluar ne mënyre paralele përpara 4 institucioneve te cilat rrënuan jetën e shqiptareve ne këto 4 vite, ishte e paprecedente për asnjë forum rinor dhe ka mare përgëzimet e veçanta te çdo qytetari opozitar ne vend dhe çdo analisti qe nuk i shërben Edi Rames.

Te hedhesh poshtë kontributin dhe punën e mijëra te rinjve, do te thotë se ke mision vetëm shkatërrimin dhe përçarjen. Te quash amorale garën e vërtete te zhvilluar për kreun e FRPD, e cila duhet te shërbeje dhe si model për vete garën brenda PD, është një kompleks inferioriteti nga i cili mesa duket nuk ka shpëtim. Por këtë nuk e arrin dot askush sot, sado te financohet nga Neimi, apo te ndjeke strategji te mbështetura nga strukturat e Mjaftit, qe fatkeqësisht sot kane ngritur krye dhe ne PD.

Miqtë e mi, sot është koha te ringreme PD dhe jo ta përçajmë ate. Përbuzni dhe refuzoni me neveri kedo qe hedh balte qofte edhe mbi anëtarin me te thjeshte te PD dhe mos harroni se dinjiteti vlen me shume se gjithçka. Së bashku do ja dalim ta çrrënjosim këtë te keqe qe na ka kapluar te gjithëve. Sot, nesër dhe ne te ardhmen, do diskutojmë PD dhe fitoren e se djathtës. Neimin, idete dhe uzinjolot e tij, i kemi mundur njëherë. Faleminderit.

#KrenarperFRPD