Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në autostradën Tiranë-Elbasan, në afërsi të fshatit Ibë.
Një efektiv i policisë Rrugore ka mbetur i plagosur pasi është përplasur nga një automjet, ndërsa po kryente po kryente veprimet procedurale për një tjetër aksident, shkruan A2.
Policia bën të ditur se për këtë rast është vënë në pranga një 21-vjeçare, e cila dyshohet se ishte nën efektin e lëndëve narkotike në momentin kur po drejtonte makinën.
“Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasen S. Sh., 21 vjeçe, banuese në Elbasan. Më datë 14.11.2024, rreth orës 21:15, në fshatin Ibë, kjo shtetase, duke drejtuar automjetin, dyshohet në efektin e lëndëve narkotike, ka aksidentuar një punonjës të Komisariatit të Policisë Rrugore në shërbim, i cili ishte po kryente veprimet procedurale për një aksident”, njofton policia. (A2 Televizion)