Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar pasuritë e shtetasit me iniciale P.C. dhe të familjarëve të tij nën hetim për dy vepra penale: ‘Falsifikimi i dokumenteve’ dhe ‘Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’.
Hetimet çuan në sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të këtij shtetasi, të cilat shkojnë në vlerën rreth 4 milionë euro.
Pasuritë e sekuestruara janë si më poshtë:
– Pasuri e llojit ‘Truall’, me sipërfaqe 1600 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit P.C.;
– Pasuria e llojit ‘Bodrum’, me sipërfaqe 841.75 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;
– Pasuria e llojit ‘Njësi’, me sipërfaqe 112.82 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;
– Pasuria e llojit ‘Njësi’, me sipërfaqe 36.14 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;
– Pasuria e llojit ‘Njësi’ me sipërfaqe 59.5 m2, me adresë në Vlorë në emër të shtetasit F.C.;
Komente