Koment/ Shkodra u zgjua sot njësoj si protesta e fundit e qershorit e PD-së në Tiranë. Deri në orët e fundit kur ishte paralajmëruar ‘dita e kiametit’ nga lideri i PD, Basha, psikoza e dhunës kishte përfshirë të gjithë. Por papritur udhëheqësi i PD-së që kishte zhvilluar protesta vetëm të dhunshme, u thërrit nga Aleatët Perëndimorë, dhe aty lëshoi parullën: “Merrni fëmijët me vete se unë do të marr dy vajzat”. Menjëherë urdhëroi grupet e dhunës që të rrinë në shtëpi dhe të mos përdorin bombat molotov. Ajo u konsiderua si e vetmja protestë paqësore e PD.

E njëjta gjë ndodhi sot në Shkodër: U paralajmërua një stuhi lufte ku ‘Shkodra do të përballohej si kurrë ndopnjëherë’, por përfundoi në një gotë ujë. Aleatët kanë treguar përsëri vëmendje dhe kanë këshilluar PD-në ‘jo dhunë’.

Disa njerëz, militantë dhe sidomos punonjës të Bashkisë ‘së vjetër’dolën në rrugë, ndoshta edhe njëqind vetë, por nuk bënë dhunë.

Këshilli i Bashkisë u konstitua, më gjithë premtimin e PD- së se ‘nuk e lejojmë’.

Këshilli Bashkiak i Shkodrës është konstituuar pas një mbledhje e cila zgjati për afron 90 minuta. Në krye të këshillit bashkiak u zgjodh Brisela Kadia, e cila arrti të marrë besimin në formë unanime nga të gjithë anëtarët e këshillit.

Militantët e PD-së kanë sulmuar deputetin e PSD, Tom Doshi, i cili ndodhej në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, por nuk ka pasur asnjë njeri të lënduar.

Veritas.com.al/