Paraditen e 12 nëntorit, u nënshkrua marrëveshja e huasë për Reformën në Sektorin e Energjisë mes qeverisë shqiptare dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim (ADF).

“Nëpërmjet kredisë së butë prej 50 milionë eurosh, mbështetet sektori i energjisë, në vijim të reformës në energji”, u shpreh ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.

Sipas saj, kjo kredi synon të përmirësojë dhe konsolidojë strukturën e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), pra “ndarjen e tre operatorëve të OSHEE-së”.

Po ashtu, kjo marrëveshjeje ka për qëllim të nxisë funksionimin e bursës së energjisë si dhe krijimin e një tregu konkurrues për energjinë.

Ibrahimaj tha se, është në vijim një marrëveshje tjetër kredie për sektorin e energjisë, të financuar nga qeveria gjermane.

Ceremonia u zhvillua dhe me pjesëmarrjen e zëvendëskryeministrit, Arben Ahmetaj dhe ambasadores franceze në Shqipëri, Elizabeth Barsacq.

(Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Arben Ahmetaj)

Ahmetaj bëri të ditur se ky fond zhvillimi që iu akordua nga ADF-ja do t’i sigurojë Shqipërisë 60 milionë euro, për rikonstruksionin e Ujësjellësit të Durrësit.

“Nga qershori 2020, kemi avancuar së bashku tre projekte të rëndësishme dy prej të cilave janë shuma buxhetore prej disa miliona eurosh”.

Marrëveshja u nënshkrua nga Ibrahimaj dhe drejtoresha Rajonale e ADF-së për Euro-Azinë, Cecile Couprie.

Ajo tha se, kjo marrëveshje “shënon një dialog strategjik” me autoritet shqiptare, për të mbështetur sektorin e energjisë.

(Drejtoresha Rajonale e ADF-së për Euro-Azinë, Cecile Couprie)

Faza e dytë e reformës, sipas Couprie, do të shoqërohet me një hua të dytë prej 50 milionë eurosh.

Gjithashtu, së shpejti do të nënshkruhet dhe një hua tjetër prej 50 milionë euro, për politikat publike dhe barazinë gjinore.

Ajo sqaroi se ky është programi i parë i firmosur pas regjistrimit të zyrës së ADF-së në Shqipëri.

Kriza e jashtezakonshme energjitike ka mberritur ne Shqiperi.

Sapo trokiti muaji i dytë i stinës së vjeshtës, kryeministri Edi Rama paralajmeroi se nje dimer me i ftohte na pret.

“Temperatura e kësaj krize po rritet kudo, tanimë me orë jo me ditë, ndërkohë që ulja e temperaturave të motit, po afron bashkë me dimrin dhe me rritjen e natyrshme të nevojës edhe për ngrohje”, ka deklaruar Rama.

Diçka e pritshme kjo, pas lajmeve që qarkullojnë në mediat ndërkombëtare mbi çmimet evropiane të gazit natyror, të cilat janë rritur aq shumë, saqë qindra miliona njerëz mund të përballen me shtëpi të ftohta ose fatura të fryra të energjisë gjatë dimrit.

“Temperatura e kësaj krize po rritet kudo, tanimë me orë jo me ditë, ndërkohë që ulja e temperaturave të motit, po afron bashkë me dimrin dhe me rritjen e natyrshme të nevojës edhe për ngrohje”, tha të dielën e parë të tetorit Rama.

Rama, në një konferencë të jashtëzakonshme prezantoi planin e qeverisë për përballimin e krizës energjetike.

Kreu i qeverisë shqiptare bëri me dije se plani do të fokusohet në tre pika. E para kishte të bënte me garantimin dhe furnizimin pa ndërprerje të energjisë elektrike.

E dyta do të fokusohet te mbrojtja e familjes dhe biznesit të vogël. Dhe e fundit, jo më pak e rëndësishme, kishte të bënte me garantimin e fondit likuid.

(Çmimet e energjisë për konsumatorët familjarë)

Gjatë fjalimit, numri një i qeverisë tha se, sipas konsultimeve me ekspertë ndërkombëtarë dhe kombëtarë, kjo krizë do të jetë në qarkullim deri në pranverën e vitit të ardhshëm. Prandaj ky plan është ndërtuar për të mbuluar këtë periudhë kohore.

Më tej, ai bëri me dije se do të ulet në një tryezë të përbashkët me qytetarët.

“Konsultim kombëtar brenda këtij viti me të gjithë qytetarët, për të dëgjuar njëri-tjetrin dhe për të zgjedhur zgjidhjen më të mirë të mundshme së bashku”, tha Rama.  /Albanianpost.com