Sipas një agjende të ndërtuar mbi betimin dhe kurorëzimin e zotit Ilir Meta si president i Republikës, nesër në ora 18.00 do të mblidhet Kuvendi ku do të kryhet betimi Presidentit të ri.

Menjëherë pas kësaj ceremonie, zoti Meta do t’i drejtohet selisë së Presidentit në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ (sheshi Nënë Tereza). Në seli do ta presë presidenti i deritanishëm, zoti Bujar Nishani. Zoti Nishani do t’i urojë për mandatin e ardhshëm zotit Meta dhe njëkohësisht do t’i dhurojë një kopje të librit “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”.

Në ora 19.00, në oborrin e pasëm të selisë, do të mbahet një ceremonial i shkurtër me të ftuarit e Presidentit të ri, Meta.

Mësohet se në agjendë nuk është parashikuar që zotin Ilir Meta, president, ta shoqërojë e shoqja, Monika.

Presidenti i Republikës, për herë të dytë në historinë e presidentëve shqiptarë, do ta shoqërojë njëra nga vajzat e tij. Të dyja janë në moshë të vogël.

Për herë të parë ka ndodhur që presidenti Moisiu është shoqëruar nga vajza e tij si “zonjë e Parë”, por për arsye se gruaja e tij mungonte.

Veritas.com.al/