Pas amnistisë së fund vitit të miratuar edhe nga Presidenti i Republikës, lënë qelitë 731 të dënuar dhe të amnistuar.

Dalja nga portat e burgjeve do të nisë rreth orës 8.30 në mëngjes.

Çfarë bie në sy shifra shumë e ulët e grave që lirohen nesër, sidomos e krahasuar me numrin e përgjithshëm të të falurve. Mes 731 të burgosur e që falen, vetëm 9 janë gra.

Mes burgjeve ku ka më shumë lirime për shkak të faljes, është burgu i Fierit zë vendin e parë me 152 persona që lirohen, nga burgu i Peqinit lirohen 131 persona, nga burgu i Shënkollit në Lezhë 117 persona.

Policia e Shtetit do të jetë në shoqërim të të burgosurve të falur deri në vendbanimet e tyre.

/Veritas.com.al/