Nesër nuk mund të flitet si në fushatë elektorale as në media, as në mitingje, as në zyrat e shtetit. Ka heshtje zgjedhore.
Partitë dhe koalicionet që marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni, sot përfundojnë fushatën zgjedhore.
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), do të mbajë mtiingun përmbyllës për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare 2016 në sheshin “Iliria” të qytetit të Tetovës. “Rilindja me BESË” do të mbajë tubim në sallën e Shkollës së Mesme të Mjekësisë në Tetovë.
Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” i kryesuar nga VMRODPMNE do të mbajë takime në Krushevë dhe Prilep, ndërsa Koalicioni “Përjetë në Maqedoni” do të mbajë tubim në komunën “Gazi Babë”. Koalicioni “Për ndryshime dhe Drejtësi!”, i kryesuar nga Lidhja Demokratike do të mbajë tubim në sheshin “Leptokaria”, ndërsa Koalicioni “VMRO për Maqedoninë”, do të mbajë takim me qytetarë në Komunën Prilep dhe tubim në Manastir.
Veritas.com.al/