Nga: Leart Skiro/

Që nesër, e mërkure, dhe gjatë kësaj jave, është njoftuar se tre liderë të fuqive më të mëdha të kohës, do të zbarkojnë në Shkup. Janë kancelarja gjermane, Merkel, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg dhe kancelarit Austrisë që mban edhe kryesimin e radhës në BE, Kurz.

Vizitën e tre “musketerëve” në Shkup është shumë e veçantë dhe me tingëllimë të mprehtë. Këta duke zbritur në një kryeqytet të një shteti të vogël dhe ‘problematik’ në Ballkan, duket se  e kthejnë vëmendjen Pariziene të shekujve të ‘musketerëve’ pikërisht në këtë qytet gati të harruar në periferi.

Vizitën e tyre e paralajmëroi zyrtarisht Zaev, kryeministër i Maqedonisë.

“Të mërkurën vjen Stoltenberg, për herë të dytë në gjashtë muaj, të premten kancelari austriak Kurc, ndërsa të shtunën Merkel”, njoftoi kryeministri.

Me gjithë tonet politike të kryeministrit të Maqedonisë se ‘ata vijnë për në, për Maqedoninë’ në fakt të tre të mëdhenjtë e fuqive perëndimorë, mbërrijnë në Shkup në mes të një valimi të madh që ka marrë situata ballkanike e botërore për shkak të iniciativës Thaçi- Vuçiç për shkëmbimin e  territoreve dhe ndryshimin e kufijve në Ballkan.

Gjermani e përfaqësuar nga kancelarja Merkel është shprehur kundër kësaj lëvizjeje. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s nuk është prononcuar akoma, ndërsa kryeministri i Austrisë mund të ketë një qëndrim ambigue; vetë Austria është pro ndryshimeve, por BE ende nuk është pro këtij procesi.

Mbi të gjitha, vizita e tre ‘musketerëve’ dëshmon se pasoja e parë e shkëmbimit të kufijve Kosovë- Serbi bie mbi Maqedoni. Shthurja e shteteve ekzistente të Ballkanit nis që nga Shkupi. Maqedonia është në prag të referendumit për emrin e shtetit të propozuar nga Kombet e Bashkuara; nëse referendumi ndikohet nga ideja e shkëmbimit të territoreve, atëherë ai dështon. Dështimi i referendumit merr pasoja shumë të gjëra në Ballkan dhe deri në Kaukaz…

Me gjithëse fjalët për shkëmbim kufijsh të thëna nga Vuçiq dhe Thaçi janë vlerësuar jo shumë serioze, me sa duket rreziku i prishjes së kufijve është i lartë.

Veritas.com.al/