Kryeministri i Izraelit, PM Benjamin Netanyahu thotë se pret që vendet e Bashkimit Europian të ndjekin Shtetet e Bashkuara duke njohur Jerusalemin si kryeqytet të vendit.
Ai ndodhet në Bruksel për bisedime- hera e parë kjo që një kryeministër Izraelit viziton qytetin në më shumë se 20 vjet.
Por shefja e politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini thotë se qëndrimi i bllokut mbi këtë çështje është i pandryshueshëm.
Sapo ka mbërritur në Bruksel, zoti Netanyahu edhe një herë tregoi se e mirëpret deklaratën, duke thënë se Jerusalemi ka qenë kryeqytet e Hebrenjve për 3000 vjet dhe se zoti Trump i ka vënë “faktet ndershmërisht në tavolinë”.
“Unë e besoj këtë të gjithë, ose në shumicë, vendet Europiane do të zhvendosin ambasadat e tyre në Jerusalem, do të njohin Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe do të angazhohen kryekëput me forcat tona të sigurisë”, shtoi ai.
Gjithashtu mbi njohjen e Jerusalemit, Presidenti Trump tha se po e drejtonte Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara që të bëjë përgatitjet për zhvendosjen e ambasadës së SHBA nga Tel Avivi për në Jerusalem.
Veritas.com.al/