Shumë të vdekur në New York, ku kërkohet zgjidhje për ata që nuk mund të varrosen. Institucionet mendojnë për gropa në parqet publike

Giuseppe Aloisi

Ekziston një hipotezë e re, e cila po merr jetë në Shtetet dhe që ka të bëjë nga aëfer me qytetin e Nju Jorkut, kryesori ndër ato vende në Shtetin Amerikan më i prekur nga Covid-19: të vdekurit që nuk mund të bëhen pjesë e atyre që do të varrosen brenda varrezave mund të varrosen në parqet publike.

Ende është duke u diskutuar, por një propozim tashmë është vendosur në tryezë. Dhe tani do të duhet të shohim nëse dhe cilat vendime do të merren nga kryetari i bashkisë së qytetit.

Për të ventiluar këtë mundësi nuk ishin qytetarë privatë, por kryetari i komitetit shëndetësor të Këshillit bashkiak të metropolit, siç raportohet nga agjensia Nova. Cështja është edhe ajo e garantimit të gjithëve një varrosje në një kohë të shkurtër. Ajo që Mark Levine shkruajti në Twitter – ky është emri i figurës institucionale të lartpërmendur – mund të duket makabër: “do të gërmohen llogore për 10 arkivole me radhë“. Por sidoqoftë.

Numri i personave të vdekur duket se tejkalon mundësinë që rrjedh nga numri i vendeve të pranishme në varrezat e Big Apple. Dhe duhet të gjendet një zgjidhje. Për më tepër, është regjistruar nje rekord i vdekjeve dy ditë më parë. Rreth 526 banorë të New Yorkut dhanë frymën e tyre të fundit për shkak të koronavirusit të ri.

Çdo gjë, siç ka shpjeguar vetë Levine, sillet rreth kurbës së infeksionit, pra nga shkalla e vdekshmërisë. Ajo “nëse duhet të zbresë mjaft” do ti lejonte një skenari të këtij lloji, atë të të vdekurve të varrosur në parqe, të mos ndodhte. Tema e shtruar nga presidenti i komitetit të shëndetësisë është edhe ajo e “shmangies së skenave si në Itali, ku ushtria u detyrua të mbledhë trupat nga kishat dhe madje edhe nga rrugët”.

 Arsyetimi është ai i mos përsëritjes së shtrembërimeve të pretenduara, të cilat ishin kryer diku tjetër. Tani për tani, kjo strategji duhet ende të interpretohet si një eventualitet. Edhe pse eksponenti Amerikan dukej mjaft i sigurt, kur ai shkroi se: “Së shpejti ne do të fillojmë ‘varrosjet e përkohshme’. Kjo ndoshta do të bëhet duke përdorur parqet e qytetit të New Yorkut për varrosjet.”

VERITAS.COM.AL/