Gjykata e Tiranës ndryshon masën e sigurisë për Jetnor Zhabolin, ekonomistin që mbante të izoluar dhe në mbikëqyrje kamerash sigurie familjarët e tij.
Pas paraqitjes së akt-ekspertizës psikoligjore gjykata ndryshoi masën nga “arrest në burg” shtrim të përkohshëm në spital psikiatrik.
Sipas akt-ekspertimit Zhaboli ka qenë i papërgjegjshëm në kohën e kryerjes së veprimeve për të cilat u arrestua.