Joe Biden, zëvendës president i Shteteve të Bashkuara, gjatë qëndrimit në Prishtinë vizitoi rrugën në juglindje të qytetit, 35 km., të gjatë, e cila mban emrin e të birit, Beau Biden.
Beau Biden ka punuar në Kosovë pas luftës së viteve 1998-99, ka ndihmuar prokurorët lokalë dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) por ai vdiq tragjikisht në vitin 2015 nga kanceri në moshën 46-vjeçare.
Reuters, në një shkrim dedikuar ngjarjes, përmend faktin se emërtim i rrugëve me emrat e zyrtarëve të SHBA-së po bëhet diçka e një tradite në Kosovë, e cila i konsideron Shtetet e Bashkuara si shpëtimtaret e saj që nga viti 1999 kur sulmet ajrore të NATO-s ndali vrasjet nga trupat serbe.
“Po të mos kishte qenë për ndihmën e Amerikës, të gjithë shqiptarët do të ishin dëbuar, askush nuk do të mbetej këtu”, ka thënë 54-vjeçari Naser Sojeva, nga fshati Sojevë ku Biden dhe gruaja e tij Jill do të marrin pjesë në një ceremoni.
“Nëse unë do ta shoh Biden të mërkurën, unë do them atij: ‘Ju faleminderit për atë që keni bërë për ne” “, tha Sojeva, i cili ka punuar për 12 vjet si një kontraktor civil në një bazë ushtarake amerikane dhe të jep me qira një dyqan në suveniresh lokale dhe flamuj amerikanë. “Ne i detyrohemi atij aq shumë.”
Reuters përmend gjithashtu se në Prishtinë ka disa rrugë të tjera të emëruara më emrat e ish-Presidentëve të SHBA-së si Bill Clinton dhe George Ë. Bush.
Pasi ka lënë Prishtinën, zoti Biden është nisur drejt Beogradit
Zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden ka mbërritur në Beograd dhe ka zbritur në aeroportin “Nikola Tesla” rreth orës 14:00, disa orë më vonë seç ishte paralajmëruar, shkruajnë mediet serbe.
Më herët ishte thënë se Biden-in do ta priste në aeroport ministri i Jashtëm, Ivica Daçiç, numrin dy të SHBA-ve e ka pritur vetë kryeministri Aleksandër Vuçiç, i shoqëruar nga ambasadori amerikan në Serbi.