Ka hyrë sot në fuqi akti normativ për mbajtjen e detyrueshme të maskave edhe jashtë shtëpisë. Përmes disa fotove të postuara në Facebook, kryeministri, Edi Rama, ka kujtuar gripin spanjoll të 100 viteve më parë, ku për pasojë u regjistruan 50 milionë viktima dhe u infektuan 500 milionë persona.
Sipas Ramës, kjo ka ardhur si pasojë e mosrespektimit të rregullave, ndaj u bën apel qytetarëve që të respektojnë masat e reja anti-Covid.
“MIRËMËNGJES
dhe me këtë album të vitit 1918, kur pandemia zgjati 2 vjet, pati 3 valë, infektoi 500 milionë persona, vrau 50 milionë njerëz, prej të cilëve pjesën dërmuese gjatë valës së dytë, si pasojë edhe e mosrespektimit masiv të rregullave pas hapjes së parë, duke ju kujtuar se NGA SOT MASKA ËSHTË E DETYRUESHME KUDO JASHTË SHTËPISË, ju uroj një ditë të mbarë”- shkruan Rama.
VERITAS.COM.AL/