
SPAK ka goditur një grup të strukturuar kriminal të përfshirë në vrasje me pagesë, përvetësim të pronës shtetërore përmes falsifikimit.
Në një njoftim për mediat, SPAK ka zbardhur edhe vrasjen e Edmir Bregut alias Ilir Kuçi (Maloku), në Durrës, shoku i ngushtë i Edmond Cekicit, i vrarë po ashtu në mars 2021.
Porositës i atentatit, sipas SPAK rezulton të jetë Astrit Avdylaj, i cili e ka porositur vrasjen për hakmarrjen e nipit të tij. Në total u lëshuan 9 urdhër arreste, ku 5 prej tyre janë ekzekutuar, ndërsa 4 persona janë ende në kërkim. Urdhërarrest ka edhe për Avdylajn, masë e cila i komunikohet në burg, pasi ndodhet në qeli edhe për operacionin “Revanshi”.
Urdhër arrest është lëshuar edhe për Aleksandër Lahon, i njohur edhe si “Rrumi i Shijakut” dhe për kreun e bandës së Shijakut, Astrit Avdylaj, i cili ndodhet në burg për operacionin “Revanshi”.
“Është bërë Identifikimi i autorëve të dyshuar për vrasjen për hakmarrje të shtetasit, Edmond Bregu më datë 21.1.2021, në qytetin e Durrësit. Veprimet e kundraligjshme të vrasjes me paramendim për hakmarrje, mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve, janë kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Si drejtues i grupit të strukturuar kriminal dhe si porositës i vrasjes për hakmarrje dyshohet të jetë shtetasi A.B. (alias A.A), në shenjë hakmarrjeje për tentativën për të vrarë nipin e tij, E.A. (alias A.A).
Gjithashtu si drejtues dhe koordinator i grupit të strukturuar kriminal, dyshohet të jetë shtetasi, E.A. (alias A.A), si ndihmës dyshohet të jetë shtetasi E.K., ndërsa si ekzekutor dyshohet të jenë shtetasit, E.D dhe A.D. Në lidhje me këtë fakt po hetohet për identifikimin e personave të tjerë, të cilët mund të jenë të përfshirë në këtë ngjarje kriminale”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Në kuadër të hetimeve është ekzekutuar sekuestrimi preventiv i 11 pasurive me një sipërfaqe totale prej 254,300 m² në zonën bregdetare të fshatit Shetaj, Durrës. SPAK thekson se këto prona janë regjistruar në mënyrë të paligjshme përmes falsifikimeve masive.
Masat e sigurisë
1-Vullnet Muça, vëllai i Rrumit, Aleksandër Lahos (në pranga)
2-Enea Kume, vëllai i deputetit Loer Kume (në pranga)
3-Vlash Draçi (në pranga)
4-Astrit Avdylaj (në burg për operacionin “Revanshi”
5-Aleksandër Laho (në kërkim)
6- Aldo Avdylaj (në kërkim)
7-Edlira Avdylaj (ndalim i daljes jashtë shtetit)
8- E.D (në kërkim)
9- A.D (në kërkim)
Komente