Në Francë është miratuar ligji i cili parashikon, – ndër të tjera,- gjoba për ata që ngacmojnë verbalisht në rrugë. Ndëshkohen gjithashtu edhe fërshëllimat
Nga: Aurora Vigne
Me në fund është aprovuar përfundimisht. Që tani e tutje, kushdo në Francë qe I fërshëllen një vajze të bukur (ose një djali të bukur, pse jo) do të dënohet me gjobë deri në 750 euro.
“Ngacmimet ne rrugë, tani e tutje do të ndëshkohen”, është gëzuar ministrja për Mundësi të Barabarta, Marlene Schiappa, promotore e ligjit të ri, intervistuar nga radio Europe 1. Projektligji u paraqit në parlamentin francez pas skandalit qe shpërtheu rreth ish-producentit të filmit Harvey Weinstein. Qëllimi i kësaj iniciative ishte forcimi i ligjit ndaj persekutimit te përdhunimit dhe të tjera abuzimeve seksuale ndaj të miturve.
Ndër masat e parashikuara është zgjatja nga 20 deri në 30 vjet e parashkrimit për krimet seksuale ndaj të miturve dhe një goditje ndaj ngacmimeve seksuale ose morale. Për më tepër, me legjislacionin e ri, pragu i moshës minimale për pëlqimin në një marrëdhënie seksuale me një të rritur është caktuar mosha 15 vjeç.
Disa kritikë të qeverisë, megjithatë, kanë denoncuar se kjo i jep fund romanticizmit francez. Schiappa, vitin e kaluar, kishte shpjeguar se me këtë normative nuk donte aspak të ndëshkonte flirtin në rrugë . “Ajo që ka rëndësi – ka shpjeguar ministrja- është se ligji i Republikës Franceze ndalon fyerjen, frikësimin, kërcënimin dhe ndjekjen e një gruaje në vende publike”.
Veritas.com.al/