Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Borsh të Himarës, ku një çift bashkëshortësh ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë, pasi banesa iu përfshi nga flakët.

Mësohet se viktima kanë mbetur të moshuarit Rrapo Çika 83 vjeç dhe Savoja Çika 71 vjeçe, ndërsa ngjarja është regjistruar rreth orës 09:45.

Shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë batanija me korrent që të moshuarit përdornin për ngrohje, që ka marrë flakë e më pas zjarri u përhap në të gjithë dhomën ku po flinte çifti.

Fatkeqësisht çifti Çika nuk ka mundur të dalin në kohë nga banesa dhe kanë humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga tymi.

Forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, teksa vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.