Gjatë gjithë këtyre ditëve është pritur takimi mes dy presidentëve: Vuçiç i Serbisë dhe Thaçi i Kosovës, ku edhe do të merrte formë marrëveshja për ‘korrigjimin’ e kufijve. Analistët kishin parashikuar disa skenarë dhe zhvillime; por ajo çfarë ndodhi nuk mund të parashikohej:

Federica Mogherini, shefe e lartë e Politikës së Jashtme të BE, thërriti në zyrën e saj presidentin e Serbisë dhe këtu gjithë ngjarja u bë ‘nul’. Vuçiç deklaroi se nuk do të shkonte në takimin me presidentin e Kosovës, Thaçi.

Siç duket Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka bërë hapa pas. ‘B92’ shkruan se Vuçiç ka vendosur që mos të takohet sot me Hashim Thaçin në Bruksel.

Ky fakt është bërë i ditur nga drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Gjuriç, gjatë një konference për media në Bruksel, fill pas takimit që Vuçiç pati me Mogherinin.

Gjuriç ka folur edhe në lidhje me vizitën e paralajmëruar të presidentit serb në Kosovë ditën e diel, për të cilën do të vendoset përfundimisht në mbrëmje.

Veritas.com.al/