Ish kryetari i UKIP dhe lider i Brexit, Nigel Farage, ka thënë se do të kthehet në ‘vijën e frontit’ të politikës në qoftë se qeveria e lidh Mbretërinë e Bashkuar pas Bashkimit Europian (BE) për një “periudhë tranzicioni” pas Brexit.

Ai insistoi se ‘ne nuk votuam p[ër vonesat në Brexit dhe tha se ‘nuk ka zgjedhje’ tjetër veçse të kthehet ‘ në vijën e frontit të betejës’, në qoftë se një Brexit i pastër- liri nga BE me gjykata, pagesa dhe kufij të hapur- nuk kryhet deri në fund.

Paralajmërimi vjen pasi qeveria britanike u përkul para kërkesës së Kancelarit të mbetur, Phillip Hammond, për një ‘periudhë tranzicioni’ duke e mbajtur Mbretërinë e Bashkuar të lidhur me institucionet e BE për vite të tjerë pas parashikimit 2-vjeçar që parashikon Artikulli 50.

Zoti Farage, ndoshta politikani më i suksesshëm i brezit të tij, sulmoi ashpër ‘periudhën e tranzicionit, ditën e Hënë, duke pohuar se “tradhtia” Brexit nuk është një “politikë zyrtare e qeverisë”.

Duke iu përgjigjur një dëgjuesi në radio shoun e tij LBC, ai u përgjigj: “Unë do të angazhohem në politkë përsëri, ose do të ngjitem në radio- shoun tim”.

Veritas.com.al/