Reshjet e para të borës kanë përfshirë qarkun e Kukësit, mëngjesin e ditës së hënë. Bora ka nisur në zonat malore si Novosej, Shishtavec, Borje e Topojan, ku ka pasur dhe ulje të temperaturave.
Sipas Komisionit të Mbrojtjes Civile pranë Prefekturës i gjithë territori i Qarkut Kukës është përfshirë nga reshje shiu me intensitet mesatar.
Gjithashtu bëhet me dije se ka pasur rënie inertesh në disa segmente rruge, por si rezultat i punës së bërë nga kontraktorët është bërë i mundur pastrimi i tyre pa penguar qarkullimin.
Nga informacioni marrë nga Përgjegjësit e Emergjencës Civile së bashkive Kukës, Tropojë dhe Has nuk ka raportime për ndonjë problematikë emergjente. Nuk raportohen problematika apo ndërprerjeve të energjisë elektrike.