Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga Gramoz Ruçi, kryetari i Grupit parlamentar të PS dhe Taulant Balla, nënkryetar i Grupit, ka shkuar në Kryesinë e Kuvendit, tek kryeparlamentari Ilir Meta dhe sëbashku, kanë nisur takimin me dy negociatorët europianë, David McAllister dhe Knut Fleckenstein, që kanë mbërritur në Tiranë për zgjidhjen e krizës politike.

Takimi ishte përcaktuar në orën 15:00 dhe të gjitha palët kanë mbërritur në kohë.

Para këtij takimi, Rama u takua dhe bisedoi paraprakisht me Metën ndërkohë që ky i fundit, paradite, ishte vizituar nga tre ambasadorë: Donald Lu, Romana Vlahutin dhe Bernd Borchard.