Një grup veprimtarësh brenda Partisë Demokratike kanë nisur lëvizjen për shpëtimin e Partisë Demokratike nga rënia në prehrin e pushtetit dhe në apatinë e elitave të vjetra libertariane. Veprimtarët janë takuar me Demokratët në 20 qytete të vendit, ku thuajse kanë marrë mandatin paraprak për nisjen e Lëvizjes. Lëvizja- sipas deklaratës- është konservatore dhe e orientuar kundër establishmentit, ose kastave sunduese.

Kjo ëshë deklarata e plotë e ‘Lëvizjes për Shpëtim të PD’, e shpërndarë nga juristi Altin Goxhaj:

‘Sot në dt 31 Tetor 2018, pas takimeve 1 mujore në mbi 20 qytete të Shqipërisë, brenda Partisë Demokratike nis veprimtarinë e saj Lëvizja për Shpëtimin e PD dhe Shqipërisë, Lëvizje Konservatore Anti-Establishment. Ajo përbëhet nga anëtarë, të rinj dhe themelues të PD me qëllimin e vetëm të shpëtimit të Partisë Demokratike dhe Shqipërisë.

Qeverisja Oligarkike Sorosjane po zbaton një Axhendë që po e çon Shqipërinë drejt Falimentimit, Rrënimit dhe Shpopullimit të plotë të saj.

Oligarkia qeverisëse në pushtet ka marrë nën kontroll dhe përvetëson çdo pasuri të këtij vendi duke varfëruar dhe rrënuar shqiptarët!

Krimi çdo ditë e më shumë po mbjell pasigurinë dhe frikën tek çdo individ dhe gjithë shoqëria.

Prodhimi dhe trafiku i drogës kanë kapur peng dhe po shkatërrojnë ekonominë dhe shoqërinë.

Sistemi i drejtësisë po shkatërrohet dhe kapet nga qeverisja nën petkun e “pastrimit”, e realizuar kjo me ndihmën e opozitës, bashkërenduar sipas agjendës sorosjane.

Sot kemi një sistem politik “demokratik” të kapur dhe dështuar, që buron nga një proces i blerjes dhe manipulimit të votës nga struktura kriminale mafioze.

Shqipëria po braktiset pa kthim, ndërkohë që ngrihen kampe sekrete refugjatësh nga Azia e Afrika përditë!

Qeveria Shqiptare dhe gjithë establishmenti sipas agjendës sorosjane,  prej vitesh po ndjekin një politikë antiamerikane duke ulur interesin e tyre mbi Shqipërinë, interes sa jetësor dhe i natyrshëm për Kombin tonë!

Shqiptareve ju kanë vrarë shpresën !

Opozita, si alternative e shpresës, ka po aq përgjegjësi.

Dështimet e saj të njëpasnjëshme dhe procesi i vetë shkatërrimit kanë humbur totalisht besueshmërinë e saj para demokratëve dhe shqiptarëve.

Fenomenet e saj të brendshme jodemokratike dhe së fundmi procesi zgjedhor, ku në shumë raste shkelen hapur rregullat dhe procedurat, po shkërmoqin përfundimisht strukturat e saj edhe në bazë, duke e çuar drejt një force politike të dorës së dytë.

Së fundmi, alternativa e “zgjedhjeve të lira dhe të ndershme” nëpërmjet “dekriminalizimit të qeverisjes” e ka kthyer qëndrimin e saj në qesharak.

Marrëveshja e 17 Majit dhe Zgjedhjet e 2017 ishin një Grusht Shteti që prodhuan një Regjim Diktatorial dhe Opozitë Fasadë “Demokratike”!

Kërkesa dhe firmosja e mbi një mijë demokratëve nga mbi 20 qytete të Shqipërisë, për grisjen e mandateve, si akti i parë i thirrjes së një protestë mbarëkombëtare, u përçmua dhe nuk u morë në konsideratë nga Lulzim Basha dhe organet e PD-së, të kthyera tashmë në jolegjitime.

Prandaj sot, Lëvizja për Shpëtimin e PD-së dhe gjithë Shqipërisë, Lëvizje Konservatore AntiEstablishment, fton çdo demokrat dhe shqiptar që t’i bashkohet protestave të pandërprera demokratike, duke marrë shembujt e suksesshëm të shumë vendeve të tjera europiane.

Demokratë !

Rruga e vetme e mbetur është :

– 24 Nëntor protesta të pandërprerë për ti kthyer legjitimitetin, besimin dhe për të shpëtuar Partinë Demokratike nga Rama dhe kapja Sorosjane.

– 8 Dhjetor protestë e pandërprerë për largimin e kësaj Qeverisje Diktatoriale dhe gjithë Establishmentit.

ZOTI E BEKOFTË SHQIPËRINË !

GOD BLESS ALBANIA !”

Veritas.com.al/