Mazhoranca ka futur me procedurë të përshpejtuar për miratim projektligjin që pengon studentët e mjekësisë për tu larguar jashtë vendit.
Ai u votua në Kuvendin e Shqipërisë me 64 vota pro dhe 24 vota kundër.
Ky projektligj do të diskutohet në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e informimit publik.
Deputetja e Partisë Demokratike, Fltura Açka e ka cilësuar si ekstreme projektligjin e qeverisë për studentët e mjekësisë.
Sipas Açkës, është masë drastike dhe nuk është diskutuar me grupet e interesit.
Taulant Balla, nga ana tjetër, tha se arsimimi i mjekëve është investim i taksapaguesve.