Ka nisur këtë të enjte puna te Piramida për projektin e ri të “rijetëzimit” të saj.

E pranishme krah kryebashkiakut Erion Veliaj dhe kryeministrit Edi Rama, ishte edhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, e cila në fjalën e saj tha se populli shqiptar ka treguar, që në vitin 1991, se ka rol në historinë e Shqipërisë.

Sipas kryediplomates amerikane, Piramida ishte një investim cinik i diktaturës, që ashtu si vetë diktatori Enver Hoxha, dukej sikur iu thoshte njerëzve se janë objekt pasiv në rrjedhën e historisë.

“Ne shpesh flasim për rrjedhën e historisë dhe njerëzit të mbarten në rrjedhën e saj. Gjithashtu flasim për historinë në krijim e sipër dhe historia në krijim e sipër është ajo që na bashkon sot. Siç e dimë të gjithë Piramida e Tiranës u hap më 1988 si muzeu Enver Hoxha, një investim cinik i diktaturës. Dhe si vetë diktatori dukej sikur kjo godinë iu thoshte njerëzve se janë objekt pasiv në rrjedhën e historisë’, tha zonja Kim.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në ditën e nisjes së zbatimit të projektittë rijetëzimit të Piramidës së Tiranës

Rama t hotë se projekti për Piramidën ka qenë më i vështiri, por thekson se koha e madhe e harxhuar nuk ka humbur kot, pasi ky projekt është shumë bindës dhe ambicioz.

”Me vjen shumë mirë që shohim këtu nisjen e zbatimit të një projekti i cili është mbase ndër projektet që ka marrë më shumë kohë për të marrë formën e tyre, në ato që mbaj mend. Kanë marrë kohë një sërë projektesh.

Nga pikëpamja arkitektonike ishte ndryshe nga të tjerat. Ishte një shkuarje e arkitektëve të kohës, përtej kornizës së kohës. Si për të thënë që ajo çka nuk i lejohej të tjerëve, dhe nuk lejohej për të tjerat. Dhënia e një forme shumë më e lidhur me tendencat e arkitekturës moderne, për një objekt në Shqipëri, ishte e mundur’, tha zoti Rama

VERITAS.COM.AL