Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale, njofton se ka nisur rindërtimi i segmentit të parë për rrugën e vjetër Kombinat-Ndroq-Plepa.
Teksa ndan pamje nga punimet, kreu i qeverisë cilëson se kjo rrugë do të shërbejë dhe si një rrugë panoramike për turizmin në vend.
“U ndez drita jeshile edhe për rrugën e vjetër Kombinat – Ndroq – Plepa, ku ka nisur rindërtimi për segmentin e parë deri në Pezë-Helmës dhe do të vijojë me segmentin tjetër, deri në përfundimin e projektit të zgjerimit e rehabilitimit të plotë të këtij aksi, i cili do t’i shërbejë zhvillimit të mëtejshëm të krejt zonës, si edhe Shqipërisë Turistike me një tjetër rrugë panoramike për vizitorët e turistët e shumtë”, shkruan Rama