(FOTO: Christine Lagarde)
Nga: Vritas.com.al/
Pas humbjes në Amerikë të “trustit” Hillary Clinton, George Soros dhe John Podesta, and Co., po fryjnë erëra të ndëshkimit të krimit financiar në kupolat financiare ku kanë gisht oligarkët Sorros, Morganë, Rothchilds, Podesta, Clintonë, etj. Sipas dëshmive të personaliteteve të analizave amerikane, FMN është konsideruar si një bankë private e ndërtuar për të vjelur djersën e shteteve të varfër.
Askush nuk ka guxuar të prekë në “tabu” para fitores së Donald Trump në Amerikë.
Sot Drejtore e Përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Christine Lagarde është shpallur botërisht se do të përgjigjet përpara drejtësisë,- sipas lajmit të publikuar sot nga “The Wall Street Journal”.
Gjykimi i zonjës Legarde do të zhvillohet në “Cour de Justice de la République”, një gjykatë speciale sa ligjore edhe politike, që gjykon akuza për çështje kriminale duke përfshirë edhe ministra. Gjykata është e përbërë nga tre gjykatës, gjashtë senatorë dhe gjashtë parlamentarë nga Parlamenti Francez.
Sipas “The Wall…” gjyqi do të fillojë që sot.
Akuza e ngritur ndaj Legarde është “Për neglizhencë të dyshuar që mendohet të ketë çuar në një shpërdorim gjigant të parave publike” në kohën kur ishte ministre e Ekonomisë në Francë.
Në fund të procesit që pritet të fillojë në orën 13:00 GMT dhe të vazhdojë deri më 20 dhjetor, ajo rrezikon të marrë një dënim që shkon deri në një vit burg dhe një gjobë prej 15 000 eurosh.
“U përpoqa të bëj punën time sa më mirë që ishte e mundur dhe deri në kufijtë e asaj që unë dija”, u shpreh Lagarde, 60 vjeçe, në një reportazh të transmetuar të dielën në mbrëmje në televizionin France-2.
“Neglizhenca është një krim jo i qëllimshëm. Mendoj se të gjithë jemi pak neglizhentë diku në jetë”, shtoi ajo.
Kreu i institucionit financiar ndërkombëtar pritet të paraqitet përpara Gjykatës së Drejtësisë së Republikës (CJR), e krijuar posaçërisht për të gjykuar ministrat dhe ish-ministrat për shkelje të kryera gjatë ushtrimit të detyrës.
Që prej krijimit në vitin 1993, CJR ka dënuar tre anëtarë të qeverisë. Në fillim të dhjetorit, drejtësia franceze dënoi ish-ministrin e Buxhetit të presidentit socialist François Hollande, Jérôme Cahuzac, për mashtrim fiskal dhe pastrim parash.
Christine Lagarde gjithmonë është shprehur se “ka vepruar me ndershmëri” dhe avokatët e saj kanë bërë të ditur tashmë se do të kërkojnë një shtyrje, ndërkohë që një proces hetimor është në vijim lidhur me një element tjetër të kësaj afere kolosale. Ish-ministrja franceze e Ekonomisë dhe Financave (2007-2011) gjatë mandatit të presidentit të djathtë Nicolas Sarkozy akuzohet për “neglizhencë” në administrimin e një çështjeje ku përfshihej biznesmeni dhe ish-ministri i majtë Bernard Tapie.
Mashtrimet e Bernard Tapie, të cilat u neglizhuan nga zonja Lagarde para arbitrazhit, kapin shumën prej 405 milionë euro (si dëmshpërblim moral) ndaj CJR, plus interesat.
/Veritas.com.al/