Pasi u ka organizuar takimin surprizë dhe i ka dërguar të takojnë idhujt e tyre, Cristiano Ronaldo dhe Gianluigi Buffon dhe pas vizitës që u ka bërë në fundjavë në shtëpitë e reja ku janë vendosur tashmë në bashkinë e Kamzës, kryeministri Edi Rama, ashtu siç u kishte premtuar, i ka shoqëruar Aurelin dhe Alesion në ditën e parë në shkollën e re.

Dy fëmijët që i mbijetuan tërmetit tragjik të 26 nëntorit, ku secili prej tyre ka humbur njerëzit e dashur të familjes, janë rikthyer në shkollë për të vijuar mësimin aty ku e lanë 3 javë më parë.

Ata tashmë do të mësojnë në shkollën e Kamzës, ku edhe janë vendosur me banim së fundmi.

Aureli dhe Alesio, të dy nga Thumana, arritën të shpëtojnë nga shembja e pallatit ku banonin, pasi janë hedhur nga ballkonet e banesave të tyre, njëri në katin e pestë dhe tjetri në katin e tretë.

VERITAS.COM.AL/