Policia njofton se rreth orës 17.50, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Shefqet Musaraj”, një shtetas ndodhet i dëmtuar në një automjet.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se: Në rrugën “Shefqet Musaraj”, në një mjet është gjetur i plagosur me armë zjarri shtetasi Emiljano Boçi, 32 vjeç, nga Vlora, i cili u dërguar menjëherë në spital, ku ka ndërruar jetë.

Kështu njofton Policisa. Por më vonë u hodhën disa dyshime se personi i vrarë nuk është Emiljano Boçi por një person tjetër…

Ndërkohë në spital ka shkuar i dëmtuar me armë zjarri në shpatull edhe shtetasi M.D., 27 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Si i plagosuri, edhe viktima, njoftohet se ishin miq dhe janë konfliktuar momentet e fundit para se të nxirrnin armët.

Veritas.com.al/