(FOTO: Imazhet tregojnë mbetjet e avionit Sukhoi-25)/
Një avion luftarak Rus, Sukhoi-25 është qëlluar dhe ka rënë në zonën e mbajtur nga rebelët në provincën Idlib në veri- perëndim të Sirisë.
Ministri Rus i Mbrojtjes tha se piloti ishte larguar nga zona që besohet se kontrollohej nga grupet e lidhura me al-Qaeda-aleanca Hayat Tahrir al-Sham.
Megjithëse piloti iu mbijetoi të shtënave dhe përplasjes, ai u vra në luftimet në terren, tha Moska.
Qeveria Siriane- një aleate e Rusisë- nisi një sulm të madh në Dhjetor kundër grupeve rebele në Idlib.
Veritas.com.al/