Media ka raportuar disa ditë se një banor i Kamzës është marrë peng nga disa persona, por nuk ka informacione rreth fatit të tij. Policia e shtetit u vu në ndjekje të krimit të raportuar, duke u fokusuar në zonën e Shijakut.

Përfundimisht u zbulua se banori i marrë peng ishte Jak Prenga me banim në Kamzë, baba i pesë fëmijëve. Policia e ka deklaruar Jak Prengën të vdekur, gjë që ka ardhur nga dhuna barbare e ushtruar nga pengmarrësit.

Ky që shihni në foto është Jak Prenga i cili u mor peng në Kamëz dhe më pas u rrah për vdekje ndërsa policia po kërkon trupin e tij ende.

Sipas policisë e cila ka arrestuar autorët e ngjarjes, Prenga si pasojë e goditjeve të marra në Kamzë dhe humbjes së gjakut, ka gjetur vdekjen gjatë rrugës për ta transportuar për në një resort në Shijak me emrin ‘Gold’, aty ku do të mbahej peng.

Policia thotë se ky rrëmbim ka ardhur si pasojë e një konflikti që një nga vëllezërit e viktimës ka pasur me organizatorët dhe rrëmbyesit, si pasojë e disa konflikteve në Britaninë e Madhe.

Në kuadër të operacionit janë sekuestruar gjithashtu 2 armë zjarri pistoleta, një sasi municioni, 16 aparate celular, 4 automjete dhe një shumë eurosh.

Për krimin e rëndë janë arrestuar katër persona, emrat e të cilëve janë Bajram Hajri, djali i tij, Leonard Hajri, Olsi Turja dhe Elton Hajri.

VERITAS.COM.AL/