Një djalë 22 vjeç nga fshatrat afër tunelit të Kërrabës, sapo është vënë në pranga sepse i ka vënë zjarrin polit mbi tunelin e Kërrabës.

Policia ka dyshime të forta se është ky autori. Në shtëpinë e 22 vjeçarit  A.U. u gjetën bidonë me benzinë dhe mjete zjarrndezëse që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjurmët deri te 22 vjeçari si zjarrvënës e çuan policinë disa tregime mbi djalin zjarrvënës që kishte nisur të shprehte vëmendje ndaj pamjeve televizive me zjarre në vend.

Me sa  duket pylli mbi tunel i është shfaqur si një ‘skenë filmi’ ku luhen fate interesante.

Policia po merr ne pyetje djaloshin për të  kuptuar më mirë çfarë ka ndodhur. Deri tani është djegur një sipërfaqe prej 15 hektarësh në pyllin mbi tunelin e Kërrabës.

Veritas.com.al/