Nga: Lorenzo Vita
Raporti midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara kurrë nuk ka qenë kaq i vështirë. Zgjedhja e Donald Trump ka ndryshuar ndjeshëm raportin mes dy anëve të Atlantikut. Dhe kjo ka pasur si efekt edhe çarjen brenda Bashkimit Evropian midis partive dhe udhëheqësve të cilët janë hapur ndaj një aksi me presidentin republikan dhe atyre që ne te kundërt kane dashur të kundërshtonin ne mënyrë te qartë politikat e administratës së re amerikane.
Zgjedhjet evropiane e kanë konfirmuar këtë trend.
Dhe Europarlamenti, i dale nga votimi i 26 majit, certifikon tendencën e Bashkimit Evropian ndaj ndarjes midis atyre që besojnë se bashkëpunimi me Uashingtonin është i nevojshëm dhe atyre qe në vend të kësaj besojnë se është më e dobishme të forcohet BE dhe politikat që kundërshtojnë agjendën e Shtëpisë se Bardhe.
Ndarja midis sovranistëve dhe moderatorëve është e dobishme deri në një pikë të caktuar: sepse boshti me Shtetet e Bashkuara nuk mund të jete i mbyllur në skemën e sfidës midis partive tradicionale dhe partive “të reja”. Ndarja midis partive më pro-Trump se ato anti-Trump është transversale, ashtu si ajo e atyre që mbështesin një sinergji më të madhe ose më të vogël midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian.
Dhe motivi është se në fakt çdo parti evropiane nuk mund të përfaqësojë veçse vendin e vet, sistemin e saj të aleancave dhe strategjinë e saj politike dhe industriale. Pra, nuk është vetëm ideologjia: janë mbi te gjitha bizneset. Duke filluar nga fakti se kush është lidhur më shumë me Gjermaninë do të kenë gjithmonë një ndjenjë besnikërie më të madhe për Berlinin sesa për Uashingtonin, duke e orientuar kështu politiken e tyre në këtë drejtim.
Pikërisht për këtë arsye, zgjedhjet evropiane kanë gjithashtu një tjetër çelës të leximit: atë të Trump, një lojtar i vërtetë i gurëve të këtyre zgjedhjeve. Për një kohë të gjatë të sintetizuar në lidhje ose jo të partive sovraniste me ‘The movement të Steve Bannon’, tema e raporteve mes palëve pak a shumë pro SHBA dhe pro Trump, duhet parë edhe në aspektin strategjik. Nuk është vetëm një çështje e një administrate të vetme, por mënyra në të cilën strategjia e Parlamentit Europian do të jetë e orientuar dhe rrjedhimisht edhe ajo e Komisionit Evropian të ardhshëm, e cila është bija e kompozimit të Parlamentit Europian. Dhe në këtë kuptim, rezultati i zgjedhjeve mund ta bëjë vetëm të buzëqeshë presidentin amerikan, në çfarëdo mënyre që ai e lexon, ai gjen një parlament të ndarë evropian dhe një rritje të qartë të partive shumë më afër agjendës së administratës së tij.
Lega është padyshim një shembull: partia e Matteo Salvinit ka vendosur agjendën e saj politike ndërkombëtare me një hapje të qartë të kreditimit ndaj qeverisë amerikane. Dhe kjo vlen në përgjithësi për të gjithë platformën sovraniste, nga grupi i Marine Le Pen dhe Salvinit deri te ajo e Konservatorëve në të cilët për Italinë është prezente Fratelli D’Italia. E njëjta gjë vlen edhe për Partinë Brexit, udhëheqësi i së cilës, Nigel Farage, do të takojë pikërisht Trump në vizitën e tij në Britani.
Shkurt, këto parti janë te gjitha kulturalisht dhe strategjikisht më të afërt me sistemin e përfaqësuar nga Trump sesa ndaj boshtit franko-gjerman, por edhe ndaj establishmentit të SHBA me matricë demokratike. Dhe kjo ndikon se si do të orientohet Parlamenti i ardhshëm Europian, veçanërisht nëse reflektohet mbi faktin se edhe Partia Popullore Evropiane ka brenda saj liderë shumë më të afërt me qeverinë amerikane (in primis Viktor Orban).
Në anën tjetër të formacionit, është e qartë se linja anti-Trump është ngurtësuar më tej. Rritja e të Gjelbërve në fakt paraqet një qëndrim të qartë kundër mbylljes së agjendës amerikane mbi klimën dhe mbi politikat ambientale, por përfaqëson edhe një pozicion të caktuar ideologjik vendosmërisht më shumë ndaj te majtës dhe progresizmit kundrejt asaj që shprehet nga Shtëpia e Bardhë. Dhe kjo vlen edhe për përbërjen aktuale socialiste (ku peshon fakti që eshte PSOE e Pedro Sanchez te jete ekipi kryesor) dhe krijimi i grupit liberal dhe i Emmanuel Macron, i cili gjithmonë ka kundërshtuar aksin me Uashingtonin për te privilegjuar Evropen me tërheqje franko-gjermane. Që nga momenti qe PPE mund te nxirret nga loja (hipotezë jo e pamundur sesa e vështirë) dhe sovranistët te përjashtoheshin nga loja e poltronave, Bashkimi Europian do të kishte në mënyrë të pashmangshme një projeksion kundër presidentit amerikan. Një president që duket gjithnjë të jetë spektri i vërtetë qe qarkullon në Evropë.
Veritas.com.al/