Sokol Berberi ishte gjykatësi i vetëm, anëtar i Gjykatës Kushtetuese, që nuk votoi sot as pro as kundër Ligjit për Vettingun. Kërkesa për gjykim ndaj ligjit ishte dërguar nga Partia Demokratike, në opozitë. Ky ligj, kohët e fundit është bërë vijë e thellë ndarëse mes Socialistëve në pushtet dhe demokratëve në opozitë. Gjykata Kushtetuese vendosi pezullimin e Vettingut, që politikisht lexohet si humbje e Socialistëve në pushtet.

Sokol Berberi, një njeri shumë i afërt me Partinë Socialiste, zgjodhi të mos votojë fare. Ai ka një zemëratë të madhe ndaj Partisë “mëmë”. Berberi, i njohur si kunat i deputetit socialist, Fatmir Xhafa, ishte kandidat për përfaqësimin juridik të Shqipërisë pranë Gjykatës së të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Zoti Xhafa është jo vetëm deputet, por edhe kryetar i Komisionit Parlamentar të Ligjeve. Në këto kushte, kandidatura e juristit Berberi quhej e garantuar për në Strasburg.

Mirëpo Partia Socialiste e teproi me kunetër. Kunati i Ministres së Mbrojtjes u vu paralel me kunatin e Xjafës që është berberi; por edhe një tjetër kuant i dikujt. U bënë tre. Në foto ndodhen të tre kandidatët.

Në këto rrethana, një ditë vjen përgjigje negative nga Strasburgu për të tri kandidaturat. Arsyeja u “mbështoll” në zarfin se “nuk janë respektuar procedurat. Por në fakt shkaku ishte se të tre janë kunetër të zyrtarëve të Partisë në pushtet.

Sikur sot Berberi të kishte votuar, me siguri do të ishte pro Partisë së tij, dhe rezultati i votimit mund të mos ishte ky që është. Por vendosi të mos votojë.

Anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Sokol Berberi tha se nuk ka marrë pjesë në vendimmarrjen e për pezullimin e ligjit të Vettingut, pasi sot ai ka dhënë dorëheqjen në përfundim të mandatit të tij 9-vjeçar.

Por edhe kjo ndodhi pas votimit.

/Veritas.ccom.al/