Një grua greke, 92 vjeç, ka takuar për herë të parë dy hebrenj, motër e vëlla, që i ndihmoi për të shpëtuar jetën nga Nazizmi gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në moshën e adoleshencës,  Melpomeni Dina fshehu gjashtë anëtarë të familjes  Mordechai para se t’i ndihmonte që të largoheshin.

Takimi i tyre, përmes lotësh, ndodhi në muzeun në kujtim të Holokaustit në Jerusalem, më shumë se shtatë dekada pas ngjarjes.

Ngjarje si kjo kanë qenë shumë të zakonshme në këtë muze, por kjo duket se do të jetë e fundit e këtij lloji.

Vëlla e motër të mbijetuar, Sarah Yanai dhe Yossi Mor sollën me vete 20 fëmijët dhe nipërit e tyre në ngjarje.

“Nuk ka fjalë për ta përshkruar këtë ndjenjë”, iu tha reporterëve zonja Yanai. “Është shumë  emocionuese për ne që të kemi bashkë përsëri”.

“Ne u fshehëm në shtëpinë e saj. Ajo na ruajti gjithë familjen tonë… ju nuk mund ta imagjinoni sa e rrezikshme ishte për të dhe për familjen e saj, për të na mbajtur të gjithëve ne… Ata na shpëtuan jetën”.

Veritas.com.al/