Brukseli në zgrip: Fronti armiqësor i BE kundër Britanisë- para dështimit,  fituesit në Itali mbështesin Brexit-in.

Fronti armiqësor i BE kundër UK në bisedimet mbi Brexit, përballet me dështimin, teksa populistët italian që i nxorën rrënjët establishmentit italian insistojnë që blloku duhet të tërhiqet dhe të ofrojë një marrëveshje nujare dhe konstruktive me Brexi .

“Britania e Madhe është një vend mik me një traditë të gjatë të tregtisë me Italinë”, tha Matteo Salvini, që është në rrugë për t’u bërë kryeministër, pasi partia e tij ‘Lega’ mori votat më të shumta brenda koalicionit të qendrës së djathtë gjatë zgjedhjeve në Itali të Dielën e  kaluar.

“Ju bëtë një zgjedhje të lirë me Brexit dhe unë shpresoj shumë se do të jetë e mundur për të mbajtur treg komplet të hapur me BE pa ndonjë ndëshkim”, i tha ai gazetës ‘Telegraf’.

Shefi i ekonomisë i partisë Lega, Claudio Borghi, konfirmoi se një qeveri e drejtuar nga Salvini do të refuzojë që të jetë në krah të një strategjie intransigjente si kjo që është sot, e cila- siç beson ai- do të dëmtojë ekonomitë e Europës në shërbim të interesave të Gjermanisë”.

“Nuk do të ketë besim të verbër në ato çfarë do Gjermania”, deklaroi ai.

“Ndëshkimi ose çdo gjë tjetër si ky do të duket një budallallëk. Ne eksportojmë më shumë në Mbretërinë e Bashkuar se sa importojmë prej saj; por ne nuk duam që të dëmtojmë klientët tanë”.

Veritas.com.al/