Rolando Maran do të jetë trajneri i ri i kombëtares shqiptare.
Si lojtar nuk ka spikatur shumë, ndërsa ka disa eksperienca në Seria A, Itali si ndihmës dhe trajner i parë.
62-vjeçari ka drejtuar së fundmi Breshian, ndërsa më parë Picën, Kaljarin, Barin. Ai pritet të prezantohet në orën 10:00 nga FSHF në konferencë për shtyp.
Brazilianit Slvinho i përfundonte kontrata në fund të qershorit, ndërsa prej kohësh ishte në negociata për rinovimin, por palët kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin pas dështimit për të shkuar në Botërorin 2026.
Komente