Dy persona janë vënë pranga në Tiranë, për shitje të drogave të forta. Njëri prej të cilëve me funksion ushtar profesionist në Komandon e Forcave Tokësore. Ai është i njohur edhe si një nga militantët më të zellshëm në fushatat politike të PS.

Sekuestrohen drogë dhe armë që posedoheshin prej tyre. I pari, dhe kryesor në grupin e drogës, është Xhuljano Kasa, 22 vjeç, banues në Tiranë, me funksion Komando profesionist në Komandën e Forcave Tokësore të Ushtrisë

I dyti është  Denis Kanani, 21 vjeç, banues në Tiranë.

Policia njofton se ‘këta dy persona janë konstatuar të ulur në një lokal në rrugën “Llambi Bonata”, ku gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë, në tavolinën ku këta dy shtetas ishin ulur janë gjetur qese të tejdukshme me lëndë të dyshuar narkotike, të mbuluara me një xhup’.

Veritas.com.al/