Shefja e politikës së jashtme të BE, Federica Mogherini, e cila po viziton Tiranën, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama, tha se Shqipëria ka mbërritur në objektivat e caktuara në shumë drejtime; ajo numëroi arritjet. Zonja Mogjherini tha se ‘çelja e negociatave me BE në qershor, është i mundshëm’. Ndërkohë u bëri thirrje të gjitha partive politike që të punojnë së bashku në këtë drejtim.

Ajo përmendi edhe luftën e suksesshme kundër krimit

‘Ka pasur një sërë operacionesh të mëdha që kanë ndihmuar në shpërbërjen e grupeve kriminale.

Është përgjegjësia jonë të njohim arritjet që janë bërë dhe t’u përgjigjemi pozitivisht. Topi do të kalojë tek shtetet anëtare dhe këshilli. Çelja e negociatave në qershor objektiv i arritshëm por nuk duhet marrë i mirëqenë. Opinioni publik në ato vende duhet të jetë mbështetës. Ky është objektivi ynë i përbashkët, që shtetet anëtare t’i njohin arritjet. Inkurajoj të gjithë në Shqipëri jo vetëm kryeministrin që duket se nuk kanë nevojë por edhe institucionet’, tha zonja Mogherini.

“Kjo përpjekje kolektive kërkon që të gjitha palët të jenë të bashkuara dhe për këtë gjë të lihen mënjanë ndasitë. Ju e dini që BE e ka përsëritur ngahera qëndrimin e vet. Ne besojmë që partitë politike nuk duhet t’u kthejnë shpinën përgjegjësive. Qytetarët të mos privohen nga zgjedhjet e ardhshme vendore. Ky është një mesazh i fortë dhe i bashkuar i gjithë institucioneve të BE-së.

88% e qytetarëve shqiptarë ka një ndjesi pozitive ndaj BE-së. 92% e shqiptarëve ndajnë të njëjtin objektiv anëtarësimin në BE dhe kjo ngarkon me përgjegjësi të gjithë udhëheqësit politikë.

Për mua në një farë mënyre kjo është mënyra më e mirë për të festuar ditën e Europës nesër. Jam krenare që ditën e Evropës do ta festoj në Tiranë. Tek unë mund të mbështeteni. Në interesin e BE-së që ta fillojmë procesin e negociatave”, deklaroi Mogherini.

Veritas.com.al/