Një nga zyrtarët e udhëheqjes së BE i ka shkruar një letër dashurie Britanisë, dujke shprehur ‘dhimbjen e thellë’ mbi Brexit-in dhe duke përfunduar se: ‘Ju gjithmonë do të jeni të mirëpritur kurdo që të ktheheni’.
Zëvendës- presidenti i Komisionit Evropian, Frans Timmermans e ;publikoi letrën në gazetën ‘the Guardian’.
“Qëkurse nisa shkollën Britanike, ju gjithnjë keni qenë pjesë e imja. Tani ju po largoheni, dhe kjo ma thyen zemrën”, lexohet në krye të letrës në ‘’the Guardian.
Mbretëria e Bashkuar është bërë gati të largohet nga Bashkimi Evropian në 31 janar 2020.
Parlamenti kaloi marrëveshjen e Brexit të kryeministrit, Boris Johnson në 20 Dhjetor, pikërisht tetë ditë pasi partia e tij Konservatore fitoi shumicë në zgjedhjet e përgjithshme.
Veritas.com.al/