Koment/

Dikush nga zyrat e OKB ka hedhur një shashkë sikur ai është dëshmitar i vitit 2100 kur shqiptarët do të mbeten vetëm 520 mijë; dhe shqiptarët këtu nisën grindjen politike për atë që do të ndodhë pas 80 vjetësh.

Aq e ‘saktë’ është OKB në këtë pikë, saqë para një viti kishte thënë s ‘do të mbeten 2.8 milionë’; ndërsa këtë vit e ka ulur shifrën në 520 mijë.

Ata e dinë se mashtrimi i sotëm nuk ka për t’u gjykuar në virtin 2100.

Gjithë mediat sot ka transmetuar ‘lajmin’ dhe militantë e partive e nacionalistët bosh po shajnë e grinden në emër të vitit 2100.

Edhe vetë Ilir Meta, president, e kishte marrë seriozisht, ose nuk ka punë tjetër; dhe ka ngritur alarm

OKB, në projeksionet e saj për popullsinë shqiptare ka rishikuar në ulje me 30-40% pritshmëritë se sa persona do të mbeten në një vend deri në vitin 2100. Zhvlerësimi i ndjeshëm ka ardhur brenda një viti (2019 kundrejt 2018) dhe është nxitur si nga rënia e normës së lindshmërive, ashtu dhe nga trendi i lartë i emigracionit, thotë OKB.

Në parashikimet e publikuara në vitin 2018, sipas variantit të lartë të parashikimit (me normë të lartë fertiliteti), popullsia e vendit në vitin 2100 pritej të mbetej në rreth 2.8 milionë persona, në një rënie të lehtë nga niveli aktual prej 2.87 milionë banorësh. Por, vetëm një vit më pas, në 2019-n, pritshmëria është ulur ndjeshëm edhe për variantin optimist. Në të gjitha rastet, edhe në variantin optimist, – pra nëse merret një nivel zero emigracioni dhe ecuri normale e normave të fertilitetit-, në vitin 2100, Shqipëria nuk pritet që të ketë me shumë se 1.9 milionë banorë, ose 31% më pak se parashikimi i një viti më parë.

Në variantin e mesëm, Shqipëria nuk pritet të ketë më shumë se 1 milionë banorë, nga 1.6 milionë banorë që ishte parashikimi në vitin 2018 për këtë skenar, me një ulje prej rreth 34%.

Rishikimi më i lartë është bërë për skenarin e ulët (normë të lartë emigracionit dhe fertilitet të ulët), në bazë të së cilin, në Shqipëri në vitin 2100, sipas pritshmërive të departamentit të Divizionit të Popullsisë të OKB-së, në Shqipëri nuk pritet që të mbeten më shumë se 512 mijë banorë. Më parë, pritshmëria ishte për 860 mijë banorë, pra parashikimi është ulur me 40%.

… Megjithatë, ky ‘lajm’ shërbeu për të ushqyer grindjen një shekull para parashikimit.

Veritas.com.al/